Krasniqi: James Rubin rrezoi përtokë pretendimet e prokurorisë së Hagës

Krasniqi: James Rubin rrezoi përtokë pretendimet e prokurorisë së Hagës

Profesori universitar dhe njohësi i zhvillimeve politke, Milazim Krasniqi ka folur rreth dëshmisë së ish-diplomatit amerikan James Rubin, e cila zgjati tre ditë, raporton Gazeta Enigma.

Dëshmia e Rubin, sipas tij “ka rrezuar pretendimet e prokurorisë”.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se Rubin beri që dëshmitë e mëhershme të duken të rreme.

“Dëshmia spektakolare e Xhejms Rubinit në Gjykatën Speciale rrëzoi përtokë pretendimet e prokurorisë, i bëri të duken të mjera dhe të rreme dëshmitë e mëhershme dhe e qartësoi rolin historik dhe pafajësinë e Hashim Thaçit. Sigurisht, edhe pafajësinë e Jakupit, Kadriut dhe Rexhepit. Por kjo dëshmi na dha mundësinë edhe neve si shoqëri e si komb që të rishikojmë qëndrimin tonë jokritik ndaj ngjarjeve historike, pra, që ta shkruajmë historinë ashtu siç ka ndodhur, e jo siç ka mundur të ndodhte — gjë që e ka vulosur Aristoteli, kur ka bërë dallimin ndërmjet historisë dhe poezisë. Tek ne, më së shumti, historia ende prezantohet dhe vlerësohet me konceptet e natyrës së poezisë. Rubini na ndihmoi përsëri, ashtu si në vitin vendimtar 1999. Por edhe na këshilloi, me mirësinë e tij prej misionari,” ka shkruar ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles