Krasniqi jep detaje për betimin e veriorëve

Krasniqi jep detaje për betimin e veriorëve

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se për nesër çdo gjë është gati që të bëhet konstituimi i kuvendeve komunale në Zveçan dhe Leposaviq, si dhe për betimin e kryetarëve të komunave të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

“Nesër do të organizohen seancat e asambleve komunale në zyrat lokale për komunitete. Këtë si ministri e kemi mbështetur, nesër çdo gjë është gati që asambleistët të emërohen dhe kryetarët të betohen që të fillojnë punën e tyre”, ka thënë Krasniqi.

Ai, në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ka deklaruar se kryetarët në fjalë do t’i kryejnë punët e tyrë në komuna ashtu siç u takon me ligj.

“Kryetarët do të ushtrojnë mandatin e tyre kushtetues dhe ligjor në komunën ku kanë marrë pjesë. Janë të zgjedhur, i kanë fituar zgjedhjet ata do të jenë në shërbim të qytetarëve. Ligji për Vetqeverisje Lokale parasheh secilin detaj,kështu që kryetarët do të vazhdojnë të punojnë në komunën ku janë zgjedhur”, ka thënë Krasniqi./

Related Articles