Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje institucioneve të Bashkimi Evropian që ta bëjë prioritet integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllok.
Krasniqi sot mori pjesë në hapje të seminarit ndërkombëtar “BE – Ballkani Perëndimor: Çka pas zgjedhjeve evropiane?”, organizuar nga “Institute of European Democrats”, në partneritet me Partinë Demokratike të Kosovës, në Prizren.
“Theksova se Ballkani Perëndimor ka pritur mjaft gjatë në margjinat e procesit të vendimmarrjes në Evropë dhe se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian t’i japë prioritet integrimit tonë, duke pranuar se stabiliteti dhe prosperiteti i ardhshëm i Evropës është i pandashëm nga e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”, shkroi i pari i PDK-së. /Gazeta Enigma