Krasniqi ka një kërkesë ndaj kryeministrit Kurti

Krasniqi ka një kërkesë ndaj kryeministrit Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar se të hënën do të ketë debat parlamentar për dialogun Kosovë-Serbi.

Krasniqi, ka thënë se qëllimet e shtetit të Kosovës në dialog me Serbinë janë të njohura.

“Angazhimi për arritjen e këtyre qëllimeve është përgjegjësi nga e cila nuk mund të shmanget askush. Ushtrimi i kësaj përgjegjësie nuk mund të bëhet në mënyrë të fshehtë, as nëpër restorante, e as me postime në tëitter, por përmes transparencës së plotë përballë qytetarëve e përfaqësuesve të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Mes tjerash, Krasniqi thekson se si parti kanë kërkuar nga Kurti të debatojë hapur për të gjitha temat e çështjet rreth zhvillimeve të ndërlidhura me dialogun Kosovë-Serbi.

Related Articles