Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se e marrin seriozisht mirëqenien e ushtarëve amerikanë.
“Ata janë ushtarët më të dashur të KFOR-it te qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne po i vazhdojmë koordinimet dhe konsultimet tona me partnerët tanë, përfshirë edhe KFOR-in me qëllim që gjithçka të shkojë mirë dhe mos të ketë asnjë incident, e lëre më më shumë”.
Këto komente ai i bëri në konferencën e sotme për media kur u pyet rreth deklaratës së ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier i cili një ditë më parë tha se hapja e Urës së Ibrit në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.
“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, tha ambasadori amerikan gjatë intervistës së djeshme për REL.