Krasniqi: Kosova nuk do të hesht asnjëherë për krimet ndaj popullatës tonë

Krasniqi: Kosova nuk do të hesht asnjëherë për krimet ndaj popullatës tonë

Tre liderët e partive opozitare, Memli Krasniqi (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK), kanë kujtuar masakrën e Reçakut.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se masakra e Reçakut është një krim mizor dhe me paramendim kundër njerëzimit, i cili vulosi qëllimin politik të Serbisë dhe agjendën e saj për të kryer gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë.

“Gjithmonë, e posaçërisht sot, vlerësojmë lartë kontributin e Ambasadorit William Walker, i cili, çerek shekulli më parë, nga vendi i ngjarjes në Reçak, krimin e quajti me emrin e të tij të vërtetë”, ka deklaruar Krasniqi…

Tutje ai tha se “Kosova nuk do të hesht asnjëherë për krimet ndaj popullatës civile shqiptare, gjatë luftës së viteve 1998/99, derisa drejtësia të vihet në vend për secilën viktimë të vendit tonë”.

Related Articles