Krasniqi kritikon masat e reja të COVID-19: Po i penalizoni shqipëtarët

Krasniqi kritikon masat e reja të COVID-19: Po i penalizoni shqipëtarët

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur kritik ndaj Qeverisë pas shtimit të rasteve me COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Në seancën e jashtëzakonshme për pandeminë, ai tha ndërsa vendi është përfshirë nga një valë e re e pandemisë dhe kjo nuk po e shqetëson Qeverinë.

“Vetëm dje patëm 4 mijë 379 raste pozitive me virusin. Më 26 dhjetor kishim 12 mijë raste dhe për një muaj patëm rritje enorme për 36 mijë përqind. Kjo nënkupton që vendi ynë është përfshirë në valë të re të pandemisë, kjo është shqetësuese. Por shqetësim nuk po duket që ka për Qeverinë”.

“Ju keni bërë dy gabime themelore, ose keni hezituar për ta lexuar situatën ose e keni lexuar gabimisht. Kur hezitoni, nuk veproni në kohë, kur lexoni gabim, veproni në mënyrë kuturu. Çka ndodhi me masat, çfarë efekti dhanë masat?.Po shihet qartë efekti, është regresiv. Janë vendosur barriera lloj lloj për të pavaksinuarit, por atyre u janë nënshtruar edhe të vaksinuarit. Çfarë stimulon kjo? Nëse u themi qytetarëve vaksinohnu për ta mbrojtur shëndetin e në fund nuk i bën të dallueshëm prej të pavaksinuarve, atëherë stimulon mosvaksinimin”, pyeti ai.

Krasniqi mes tjerash tha se ora policore është e panevojshme dhe e palogjikshme.

“Vendosja e masave për të hyrë në Kosovë me tri doza të vaksinës, në kohën kur në Kosovë vetëm 4 përqind e kanë marrë dozën e tretë, ju po i penalizoni shqiptarët. Kjo dëshmon një gjë, Qeveria jonë masat i ka ndërmarr nga impulsi i improvizimit”, tha Krasniqi.

Related Articles