Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar në 26-vjetorin e rënies, heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në facebook, Krasniqi thotë se ‘nga organizimi dhe rezistenca politike, burgjeve jugosllave, e deri në betimin për luftë e liri deri në vdekje, Fehmiu dhe Xheva ishin gjithmonë bashkë. Të dy kishin lidhur fatin e tyre personal me fatin e Kosovës’, .
“Për ta, më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta. Për të parën do të vdisnin me një buzëqeshje në fytyrë – sepse e dinin se kjo ishte rruga e vetme drejt nderit dhe përjetësisë”, shkruan kreu i PDK-së.
“Përgjithmonë mirënjohës ndaj tyre dhe mijëra burrave e grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me sakrificë e vetëmohim, u bënë themel i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran”. /Gazeta Enigma/