Krasniqi kujton sulmet e 11 shtatorit: Kosova e di mirë çfarë do të thotë të rrezikohet liria

Krasniqi kujton sulmet e 11 shtatorit: Kosova e di mirë çfarë do të thotë të rrezikohet liria

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, raporton Gazeta “Enigma”.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se “11 shtatori mbetet një plagë e thellë për botën demokratike dhe një datë që asnjëherë nuk do ta harrojmë”.

Tutje ai ka shtuar se “si Kosovë, e dimë mirë çfarë do të thotë të rrezikohet liria, prandaj e çmojmë sakrificën, unitetin dhe forcën me të cilën SHBA, 24 vite më parë, iu përgjigj terrorit”.

“Sot, duke kujtuar viktimat dhe heronjtë e asaj dite, riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për të mbrojtur lirinë, paqen dhe demokracinë, vlera që na lidhin përjetësisht me miqtë dhe aleatët tanë amerikanë”, ka shkruar ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles