Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka bërë një reagim pasi Bajram Qerkini që udhëheq me Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur, thotë se kryeministri Albin Kurti nuk i ka vizituar kurrë ata.
Madje, Qerkini ëhtë i zhgënjyer me punën e institucioneve karshi fatit të personave të zhdukur.
Për këtë, ligjvënësja opozitare u shpreh se kryeminsitri Albin Kurti ka shkelur të gjitha parimet e tij, përmes të cilave arriti të marrë pushtetin.
Sipas saj, Kurti harroi edhe kauzën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
“Kësisoj, Albin Kurti si Kryeministër do të hy në histori si mashtruesi më i madh”, shkroi ajo në Facebook.