Analisti politik, Albert Krasniqi, ka thënë se kryeministri Kurti po i injoron me lehtësi kërkesat e SHBA-së, derisa ia ka përmendur edhe një deklaratë të tij që e pati bërë për aleancën me shtetin amerikan.
“Kur Kosova kërkonte ndihmën e SHBA-së që të bëhet pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-së, Kryeministri Kurti pati deklaruar se “Kosova do të mbetet aleat i besueshëm për SHBA-në, një i tillë që nuk pyet PSE por SI, jo SA por KUR””, ka shkruar Krasniqi.
Ai thotë se tash kur SHBA-ja zyrtarisht e Sekretari Blinken privatisht, po i kërkojnë kryeministrit Kurti shtyrje të zbatimit të vendimit për targat, “ky ka mbyllur veshët e po injoron lehtësisht kërkesat”.
“Kjo nuk është rruga e duhur për mirëmbajtjen e aleancave dhe rritjen e besimit. Aleancat funksionojnë kur investimi është i dyanshëm. Kështu, vetëm duke kërkuar ndihmë e mos koordinuar veprimet, për pasojë ka izolimin dhe stagnimin. Hapi i parë veç është bërë me anulimin e vizitave zyrtare.
Prandaj, thotë ai, zbatimi i vendimit pas dhjetë muajsh është koha e duhur e koordinimi me aleatët është mënyra më efikase.
”Kaq mund të bëjmë!”.