Krasniqi: Kurti po e mbron Kusari-Lilën sepse askush s’guxon të flasë me Simiqin dhe Radojçiqin pa lejen e tij

Krasniqi: Kurti po e mbron Kusari-Lilën sepse askush s’guxon të flasë me Simiqin dhe Radojçiqin pa lejen e tij

Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi, beson se Qeveria nxiti dhunën në Kuvend më 5 korrik, për ta hequr vëmendjen nga audio incizimet e bisedave mes Shefës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusarit dhe përfaqësuesit të Listës Serbe, Slavko Simiq.

Krasniqi ka thënë se Kryeministri Albin Kurti nuk u distancua nga bisedat e Kusarit me Simiqin dhe Milan Radojciqin, sepse, sipas tij, ato janë bërë me lejen e Kutit.

“E mbron sepse s’guxon as Mimoza e askush tjetër me komuniku me Slavko Simiqin e lëre më me Radojciqin, pa e pasur mandatin nga Kryeministri për me folë”, ka thënë kreu i PDK-së.

Krasniqi pyet se me çfarë kompetence Kusari bisedoi me përfaqësuesit serbë për çështje si pagesat e rrymës në veri, duke aluduar se këto biseda ajo i ka bërë me lejën e Kurtit dhe zyrtares së lartë të partisë, Dejona Mihalit.

Krasniqi thotë se Kusari është formalisht shefe e deputetëve të LV-së, por ata i drejton Mihali, e cila nuk ka garuar ndonjëherë për zgjedhjet parlamentare.

“Është fshetësi publike që vendimet për Kuvend nga Lëvizja Vetvëendosje i merr Dejona Mihali”, ka thënë Kransiqi në “Frontal” të T7.

Related Articles