Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar deklaratat e kreut të VV-së, Albin Kurti, lidhur me “instruksionet që PDK i merr nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli në Hagë”.
Krasniq tha se Kurti po e bënë “për shkak të frikës nga humbja elektorale që do ta pësojë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit”.
”Shpërfaqje e nervozizmit dhe krizës së zotrit Kurti. Ka fitu 43 mandate e s’është në gjendje ta bëjë shumicën parlamentare. Është fajtori kryesor për krizën politike. Është ai që e pret me tmerr datën 12 tetor, sepse jo vetëm që do ta mundim, por do ta plandosim në kuptimin elektoral, ma zi seç ia kemi bo para katër vitesh”, tha Krasniqi.
”Nuk është diçka e re, është e dhimbshme”, u shpreh ai pas përfundimit të seancës.