Krasniqi: Kurti po shkatërron gjithçka që kemi ndërtuar, minatorët e Trepçës caku i radhës

Krasniqi: Kurti po shkatërron gjithçka që kemi ndërtuar, minatorët e Trepçës caku i radhës

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Kurti për qasjen e tij me sindikatat e punëtorët e ndërmarrjeve publike, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur mashtrues Kurtin, i cili thotë se gënjenjte se do t’i qëndrojë afër sindikatave por i ka luftuar ato dhe tani po i kërcënon me paga.

Krasniqi ka thënë se Kurti po shkatërron gjithçka që është ndërtuar me vite dhe minatorët e Trepçës janë caku i radhës.

Postimi i saj i plotë:

“Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë”.

Kryeminitrit Kurti e ka bërë udhë luftën me sindikatat dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike. Pikërisht mashtruesi Kurti për vite me radhë gënjente se do të qëndroj afër sindikatave dhe punëtorëve por me të ardhë në qeveri ai i luftoi ata me kërcënime e shantazhe, e tani edhe me paga.

Ky njeri po shkatërron gjithçka që kemi ndërtuar për vite me radhë dhe tash Trepça e minatorët janë caku i radhës. Ndoshta për ju dhe milionerët rreth teje Kryeministër nuk ka rëndësi paga por për minatorët është vet ekzistenca e tyre dhe familjes.

Turp Kryeministër

Related Articles