Krasniqi-Kurtit: Mos fol, e përmende Astrit Deharin veç për vota

Krasniqi-Kurtit: Mos fol, e përmende Astrit Deharin veç për vota

Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, për shkak se ky i fundit reagoi  pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykim lirues ndaj Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, lidhur me akuzën për terrorizëm.

Kurti, mes tjerash përmendi aktivistin Astrit Dehari, teksa shtoi se “përgjegjësit e rastit të Astrit Deharit duhet të japin llogari për arrestimin e një të pafajshmi dhe mbytjen e një aktivisti politik.”

E për këtë, Kurti nuk ka të drejtë të flasë sot, sipas Krasniqit.

“Ti, Albin Kurti, s’ki të drejtë me folë sot! Ti s’ke folë për arrestimin tonë, deri kur ka ardhë fushata zgjedhore – sepse veç atëherë ke pa mundësi me e instrumentalizu këtë rast. Dy muaj prej arrestimit nuk na ke vizitu në arrest e në burg. Deri kur erdhi fushata dhe pe vota nga rasti ynë”, shkroi Krasniqi i PSD-së në Facebook.

“Ti s’e ke përmend arrestimin e padrejtë të Astrit Deharin deri kur ai vdiq në burg. 2 muaj pas arrestimit. Fole për vdekjen e tij veç pasi t’u bë e përdorshme elektoralisht.
Ti je përgjegjës për mossbardhjen e vdekjes së tij, tash e 2 vite prej që je n’pushtet. Ti s’ke shkrujtë asnjëherë postim për rastin kundër nesh. Sot po shkruan sepse ki interes me e përdorë hala. Ti s’ke të drejtë me folë sot për këtë rast”, përfundoi Krasniqi.

Related Articles