Krasniqi: Limaj do të takohet me Kurtin, kjo është arsyeja

Krasniqi: Limaj do të takohet me Kurtin, kjo është arsyeja

Deputetja e NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi, pak para nisjes së seancës së 46-të konstituive, tha se është shqetësuese situata në të cilën ndodhet vendi, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ajo komentoi edhe mundësinë që kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ajo tha se serioziteti i tij ka prodhuar takime si me Kurtin ashtu edhe me kryetarët e tjerë të partive politike.

“Sigurisht që do ta takojë”, tha ajo ndër të tjera, duke iu referuar takimit Limaj-Kurti, dhe tha se qëllimi i tij është që Kosovës t’ia jap institucionet e veta.

Related Articles