Krasniqi: Lladrovci fitoi në Drenas me gjysmën e votave të PDK-së dhe votat e VV-së

Krasniqi: Lladrovci fitoi në Drenas me gjysmën e votave të PDK-së dhe votat e VV-së

PDK humbi në Drenas pas “ndarjes në dysh të votës”, tha Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi – me një shtesë të “transferit të votave nga partitë tjera, Vetëvendosje në veçanti”. Kështu e arsyetoi Memli Krasniqi, humbjen e njërave nga ‘bastioneve’ më të madhe të PDK-së, ku fitues doli Ramiz Lladrovci, me inciativën e vet.

Në pyetjet e gazetarëve, Krasniqi pranoi se humbja e Drenasit “la shije të hidhur”. Por, rezultati në nivelin nacional, tha ai, është më e rëndësishmja për PDK-në përtej konteksteve lokale të Drenasit. Sa i përket koalicioneve potenciale tash në raundin e dytë, Krasniqi pranoi se ka parti të cilët do të kërkojnë mbështetjen e PDK-së dhe anasjelltas, ku PDK do të kërkojë ndihmën e të tjerëve.

“Asnjëra parti politike, e as ne PDK nuk i arritëm objektivat e plota në këtë garë. Natyrisht na la shije të hidhur humbja në Drenas. Ishte përsëritje e situatës së para 4 viteve, kur elektorati ynë u nda në dy taborre. Por, kësaj here kundërkandidati i PDK-së e mor i besimi ne qytetarëve.

Kryetarit të zgjedhur ia uroj fitoren dhe shpresoj se do të punojë në të mirn e qytetarëve. Më vjen keq që edhe në këtë garë lokale, qytetarët e Drenasit u vendosën në pozitë të vështirë nga konfuzioni i fushatës së kandidatëve, por besoj shumë që lojaliteti dhe mbështetja e përhershme për PDK-në në zgjrdhjet naiconale do të vazhodjë”.

Pyetur nga gazetarët se “a ishte gabim” mënyra se si u hoq nga kandidatura e PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe në vend të tij u votua Petrit Hajdari, Krasniqi e quajti vendim të kryesisë i marrë sipas Statutit të PDK-së dhe rrezgllave.

“E para, vendimet që i merr një parti bazohen në Statut, në rregulla të cilat secila parti i miraton për vet. Më i rëndësishëm është rezultati final, dhe aty prijmë”, tha ai.

“Natyrisht që do ta trajtojmë si situatë pasi që të përfundojë ky proces zgjedhor sepse në fund të fundit për të gkjithë neve është më i rëdnësishëm qytetari i Drenasit, sesa individët apo ambiciet e secilit”, tha ai.

Pyetur për atë se Ramiz Lladrovci ka paralajmëruar kthimin në zyret e PDK-së në Drenas, Krasniqi tha se “me sa kam dëgjuar” Lladrovci e ka pasur fjalën për zyret ku PDK ka qëndruar më herët”

“E dyta, me sa e kam kuptu, zoti Lladrovci do të kthehet në zyrën që janë kanë më herët, por zyret e PDK-së janë aty ku është kryesia e legjitime e saj. Mendoj që atje gara ka përfundu, tash fokusi jonë është në balotazh”.

Duke u kthyer sërish te Ramiz Lladrovci, Krasniqi tha se fitorja e tij erdhi si pasojë e skizmës së votës së PDK-së në Drenas, shto këtu “transferin e votave” nga Vetëvendosje në mbështetje të Lladrovcit.

“Vota e PDK-së është nda në dysh…pastaj transferi i votës së partive të tjerave, i Vetëvendosjes në veçanti, e ka dhënë këtë rezultat. Tash kjo është legjitime, secili kryetar kish pas qef me i marrë votat e të gjithëve dhe me kry punën pa balotazh”, tha ai.

Related Articles