Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ripërsëritur se votimi i raportit e komisionit për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve është jo kushtetues, pasi sipas tij, Kurti dhe ministrat ende nuk kanë dhënë dorëheqje.
Ai tha se në mbledhje të Komisionit për këtë raport, LVV dhe Lista Sërpska, sipas tij, ishin të pajtimit për këtë raport, por se “më pas ndodhi diçka që nuk u morën vesh”.
“Nuk do fillojmë të fillojë legjislatura e re me shkelje kushtetuese Kurti le të japë dorëheqje bashkë më ministrat, është shumë e thjeshtë, do e nënshkruajë një letër. Me dhonë betimin, edhe kryeministër edhe deputet, është jo kushtetuese. Nuk japet dorëheqja në KQZ, jepet para qytetarëve, para Kuvendit, sepse aty është zgjedhur kryeministër”, tha Krasniqi para mediave.
Tutje Kraniqi tha se tash LVV nuk e kanë problemi kryesor votimin e raportit, “por problemi kryesor është që nuk i kanë veç 52 vota”. /Gazeta Enigma