Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me bashkëshorten e tij, Meliza Krasniqin, ka vizituar deputeten Ganimete Musliu, e cila është duke u rikuperuar pas ndërhyrjes kirurgjike që pati në zemër.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Musliun e ka njoftuar se prezenca e saj është duke iu munguar.
“U gëzuam që e gjetëm të buzëqeshur, optimiste dhe me sensin e humorit që e karakterizon. I tregova se na ka munguar shumë prezenca e saj në jetën publike, e posaçërisht në seancat e Kuvendit të Kosovës, ku aktivizmi i saj në shërbim të qytetarëve ka qenë gjithmonë i dalluar”.
“Gane, deri në rehabilitimin tënd të plotë, mos harro se ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që të mbështesin në çdo hap dhe mezi presin rikthimin tënd”, ka thënën Krasniqi.