Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, edhe njëherë ka deklaruar se me Bedri Hamzën kryeministër pagat do të rriten për 50 përqind, raporton Gazeta “Enigma”.
Krasniqi tha se kjo do të ndodh qysh në fillim të mandatit.
Krasniqi ka shpërndar në Facebook një video ku Hamza tregon këtë këtë pjesë nga programi i PDK-së.
“Po, me Bedri Hamzën kryeministër, pagat rriten për 50% në fillim të mandatit të tij. 50% më shumë për mësues, infermierë, profesorë, doktorë, policë, ushtarë, zjarrfikës, për 84 mijë të punësuar që marrin paga pëmes buxhetit të Kosovës. #PDK131”, shkroi ai. /Gazeta Enigma/