Krasniqi merr pjesë në Hardh Fest: Na duhet një qeverisje lokale që ua bën jetën më të mirë qytetarëve

Krasniqi merr pjesë në Hardh Fest: Na duhet një qeverisje lokale që ua bën jetën më të mirë qytetarëve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Hardh Festi është dëshmi e gjallë e asaj që mund të arrihet me punë, vizion dhe bashkim të njerëzve, për të promovuar traditat, kulturën dhe potencialin e jashtëzakonshëm ekonomik të Rahovecit.

“Jam veçanërisht i lumtur që, bashkë me njerëzit e mirë të kësaj komune, e kemi nisur këtë festival 11 vite më parë. Sot, ai është kthyer në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vendit, duke i dhënë Rahovecit vendin që meriton në hartën kulturore dhe turistike të Kosovës”, shkroi Krasniqi në një postim në Facebook.

“Kosova është e mbushur me potencial në çdo fushë. Asaj i duhet vetëm një qeverisje lokale që bashkëpunon, ndihmon dhe ua bën jetën më të mirë qytetarëve të saj”, u shpreh tutje i pari i PDK-së.

Krasniqi mori pjesë në këtë edicion të Hardh Fest bashkë me kandidatin për kryetar të Rahovecit nga PDK, Edon Canën dhe anëtarë të tjerë të kësaj partie. /Gazeta Enigma

Related Articles