Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë sot në Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai në një postim në Facebook shkroi se aleanca me SHBA-në mbetet interes jetik i Republikës së Kosovës.
“Sot, në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në SHBA, në praninë e Presidentit Donald J. Trump, me pjesëmarrës të shumtë nga mbarë bota – një moment reflektimi për përgjegjësitë e lidershipit, vlerat demokratike dhe të ardhmen e përbashkët në kohën e sfidave globale”.
“Rruga jonë përpara ndërtohet mbi miqësi të forta, partneritete strategjike dhe një qasje të përgjegjshme shtetërore, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik”, shkroi ai
