Krasniqi ndan detaje nga brenda takimit, tregon çfarë ka thënë Albin Kurti

Krasniqi ndan detaje nga brenda takimit, tregon çfarë ka thënë Albin Kurti

Kreu i PDk-së, Memli Kransiqi, ka ndarë edhe detaje të diskutimeve brenda takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku është diskutuar rreth mundësisë së krijimit të qeverisë së re nga ndonjë prej partive që dëshmon se ka shumicën në Kuvend.

 Krasniqi ka treguar se kreu i VV-së, Albin Kurti, e kishte marrë fjalën diku nga mesi i takimit, por që sipas tij s’kishte thënë ndonjë gjë.

Siç ka përshkruar Krasniqi, Kurti ka thënë se do të shohë nëse ka mundësi apo s’ka mundësi për të bërë shumicën. Sipas kreut të PDK-së, kjo ishte përpjekje për blerje kohe.

“E mur fjalën diku ka gjysma e takimit, por s’tha diçka. Përveç që tha ta shoh a ka mundësi a s’ka mundësi, duke lënë të kuptohet se dëshiron me i pasë edhe disa ditë me e zgjatë këtë agoni në të cilën na ka fut prej fillimit”, ka thënë Krasniqi.

Related Articles