Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, mbrëmë ka qenë në Gjakovë në një tubim me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se edhe aty gjeti mbështetje nga qytetarët.
“Kosova mundet ma mirë. Me Bedri Hamzën kryeministër dhe PDK-në në qeverisje, ‘MaMirë’ do të jetë për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj”, ka thënë Krasniqi.