Krasniqi në takim me Hovenier: PDK do të vazhdoj angazhimin në fuqizimin e mëtejmë të raporteve me SHBA-në

Krasniqi në takim me Hovenier: PDK do të vazhdoj angazhimin në fuqizimin e mëtejmë të raporteve me SHBA-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar me ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai ka bërë të ditur se kanë diskutuar për tema të ndryshme në raport me zhvillimet aktuale politike në vend.

“Bashkë diskutuam edhe për tema të ndryshme në raport me zhvillimet aktuale politike në vend. Ambasadorin Hovenier e sigurova se Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, do të jetë gjithmonë e gatshme që të jap kontributin e saj për temat e interesit nacional, e veçanërisht në fuqizimin e mëtejmë të raporteve Kosovë-SHBA”. /Gazeta Enigma/.

Related Articles