Krasniqi: Nëse Kurti nuk e formon Qeverinë, ne jemi të gatshëm ta bëjmë

Krasniqi: Nëse Kurti nuk e formon Qeverinë, ne jemi të gatshëm ta bëjmë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se po pret për të parë nëse Albin Kurti mund ta themelojë qeverinë e re.

“Kushtetuta e parasheh me 15 [prill] me u konstituuar Kuvendi. Nuk është nevoja me votu gjithsesi ne. Krejt çka na presim është që me 15 me u propozuar kryetari i Kuvendit, ne me i propozuar nënkryetaret. Pse duhet ne me votu kryetarin e Kuvendit? Kryetari nuk është telashe me i bë 61 vota. Unë veç shpresoj që do të këtë respektim së pari të vullnetit qytetar, votës së qytetarit, Kushtetutës së Kosovës. Të martën partia e parë me propozu kryetarin e Kuvendit, kjo është me rëndësi me ndodhë. Në momentin që ndodh kjo jam i bindur se nuk ka asnjë telashe për tu bërë 61 vota”, tha ai.

Ai shtoi se nëse Kurti dështon ta themeloi qeverinë e re, ata si partia e dytë janë të gatshëm.

“Është një radhë shumë normale e legjitimitetit që në një rast që i pari dështon, atëherë i dyti merr mandatin. Presidentja do të duhej, në rastin e dështimit të Kurti, si i pari në këto zgjedhje, me na ftuar neve për me mandatuar. Ne e kemi të mandatuar Bedri Hamzen. Jam i bindur që është përtej një figure partiake politike. Një figurë e pranueshme edhe për partitë tjera politike dhe qytetarë në përgjithësi, pa dallim të votave që i kanë dhënë më 9 shkurt. Kishim me arrit me i vendos interesat e vendit përtej interesave dhe kërkesave partiake që mund t’i kenë partitë”, deklaroi kreu i PDK-së.

Ai derisa hynte në Kuvendin e Kosovës, është pyetur edhe sa i përket pozitës së presidentes.

“Është shumë herët me fol për presidente 11 muaj, mandat i kanë mbet presidentes aktuale. Sikur të merrshin vesh shpejt për të formuar një qeveri të re të udhëhequr nga Bedri Hamza, ma merr mendja që në proces janë 10-11 muaj të cilat do të sjellë një situatë të re”, u shpreh ai.

Gjatë ditës së djeshme si deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë regjistruar deputetët e zgjedhur nga partia e parë që doli në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje.

Related Articles