Krasniqi: Pas shqiptarëve, egjiptianët me më së shumti dëshmorë të UÇK-së

Krasniqi: Pas shqiptarëve, egjiptianët me më së shumti dëshmorë të UÇK-së

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një deklaratë për media ka deklaruar se pas shqiptarëve,, UÇK kishte më së shumti ushtarë e dëshmorë nga komuniteti egjiptian, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai shtoi se është i lumtur që kontributin e tij ka mundur ta japë edhe në historinë e re të Kosovës.

“Komuniteti egjiptian, pas shqiptarëve, ka numrin më të madh të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtarëve të Kosovës, edhe të dëshmorëve, dhe jo vetëm në UÇK por edhe në UÇPMB. Kështu që jam ndje mirë që kam mundur të jap një pjesë të kontributit tim historisë së re të Kosovës”, u shpreh Krasniqi në “DPT te Fidani”.

Ndërsa sa i përket gjendjes së ish-luftëtarëve të UÇK-së nga komunitetit egjiptian, Krasniqi thotë se është po e njëjta si e të gjithë veteranëve të tjerë.

Related Articles