Krasniqi pas takimit me 10 kryetarët nga Lista Srpska: Dëgjova secilin, takimet do të vazhdojnë

Krasniqi pas takimit me 10 kryetarët nga Lista Srpska: Dëgjova secilin, takimet do të vazhdojnë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se ka pritur sot në takim kryetarët e komunave me shumicë serbe për, siç tha ai, koordinuar përgjegjësitë institucionale në mes të dy niveleve.

“Gjatë këtij takimi kam dëgjuar me kujdes secilin Kryetarë të Komunës, për çdo sfidë te tyre. Qeveria në përgjithësi dhe MAPL në veçanti është e gatshme të ofrojë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme për zgjedhjen e problemeve të cilat janë me interes për qytetarët”.

Krasniqi tha se ky takim i sotëm ishte një nga forumet për komunikim e koordinim me komunat, përfshirë atë ku bëjnë pjesë 38 komuna, “si platformë më e mirë për komunikim e koordinim ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal”.

“Takimet e radhës me agjenda konkrete e të detajuara do të vazhdojnë, në interesin më të mirë të qytetarëve të Republikës, përmes bashkëpunimit të nivelit qendror dhe atij lokal”.

Kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë po ashtu konfirmuan sot se u takuan me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, por thanë se “nuk është diskutuar për integrimin e institucioneve serbe të shëndetësisë dhe arsimit në sistemin e Kosovës”.

Related Articles