Krasniqi pas vdekjes së Haxhi Thaçit: Ishte shtyllë e fortë e vlerave atdhetare

Krasniqi pas vdekjes së Haxhi Thaçit: Ishte shtyllë e fortë e vlerave atdhetare

Ka ndërruar jetë, Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Ai kishte kohë që po trajtohej nga një sëmundje.

Me të marrë vesh lajmin, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

“Sot, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë”, u shpreh Krasniqi.

Ai i shprehu ngushëllime familjes.

“Haxhi Thaçi ishte më shumë se një prind – ai ishte një shtyllë e fortë e vlerave atdhetare, një njeri i urtë dhe fisnik, i cili la pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë tonë”, theksoi ai. /Gazeta Enigma

Related Articles