Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka folur në lidhje me vendimin e ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Krasniqi thotë se qeveria Kurti është rreshtuar me KEDS-in dhe me një qasje në mbështetje të oligarkëve dhe të kompanive të mëdha në kurriz të qytetarëve të Kosovës.
“Ne e kemi thënë prej fillimit, për çështjen e rrymës kemi mundur me pa qasjen se si qeveria Kurti merr çfarë pozicioni ndaj krizave dhe ndaj problemeve sociale, siç është kriza energjetike, ne kemi qenë të vetëdijshëm që edhe pandemia dhe kriza energjike janë kriza ndërkombëtare, kriza që janë shkaktuar nga disa faktorë që mbase ne nuk e kemi në dorë”.
“Qeveritë kur marrin masa ndaj këtyre krizave shohim çfarë orientimi kanë, a kanë orientim që dëmin e krizave me shpërnda me u dëmtuar më shumë ata që kanë më shumë apo me u dëmtua ata që kanë më pak, apo një qeveri që e ka marrë një qasje gjithëve dëshiron t’ju bënë dëm dhe vetëm kompanive private dhe oligarkëve nuk bën me i prek, këtu dallohen qasjet e shteteve dhe qeverie të ndryshme se nga rreshtohen”, u shpreh Krasniqi në Klan Kosova.
“KEDS-i nuk bën me prek fare, bizneset e mëdha, qytetarët e shtresave të mesme dhe mesme të ulët gjithëve me ia rritë çmimin, për neve kjo tregon një rreshtim të qeverisë me privatin me KEDS-in në këtë rast, dhe një qasje në mbështetje të oligarkëve, të kompanive të mëdha në kurriz të qytetarëve të Kosovës”, shtoi Krasniqi.
Krasniqi tha gjithashtu se duhet të merreshin parasysh edhe disa mënyra që kishin mundur potencialisht me dëmtu pak KEDS-in.
“Pse nuk janë marr parasysh disa mënyra të cilat potencialisht kishin mundur të dëmtojnë edhe pak KEDS-in, edhe kishin mundur me iu faturua edhe bizneseve të tjera”.