Krasniqi për Kurtin: Kryeminstri është kryemashtruesi i Kosovës, sa shpejt i doli boja

Krasniqi për Kurtin: Kryeminstri është kryemashtruesi i Kosovës, sa shpejt i doli boja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se kryeministri Albin Kurti, me nxitjen e urrejtjes dhe ndasisë, po dëshmon se kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik.

Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se kryeminstri është kryemashtruesi i Kosovës dhe shumë shpejt i doli boja.

“Prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik”, tha Krasniqi.

Related Articles