Krasniqi për LVV-në: Janë ka bëhen horë

Krasniqi për LVV-në: Janë ka bëhen horë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të seancës së sotme të Kuvendin, ka thënë se partia e parë LVV, “janë ka bohën horë”, raporton Gazeta Enigma.

Kjo pasi seanca e sotme nisi më ndryshe se herët e tjera, sepse kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi nga partitë të propozojnë një kandidat për komisionin verifikues, që votimi për kryeparlamentar/e të bëhet në formë të mbyllur.

Kjo gjë u kundërshtua ashpër nga partitë opozitare.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se assesi nuk bëhen pjesë e “kësaj talljeje”.

Sipas Krasniqit, i cili foli pas dështimit tjetër të seancës konstituive, është e turpshme dhe fyese ajo çka ndodhi sot në Kuvend.

“VV-ja bëri shkelje të hapur kushtetuese. Në kohën kur ka filluar votimi dhe ka dështuar disa herë, është e paligjshme dhe jokushtetuese propozimi për votim të fshehtë. Po më vjen keq në çfarë situate po e vendosin Avni Deharin, po e keqpërdorin. Më arbitrare është se VV-ja po e konsideron më të rëndësishme Albulena Haxhiun sesa Kuvendin e qeverinë. Është e turpshme, fyese. Duke mos i pasur numrat për kryeministër, Kurti ka vendosur ta vazhdojë talljen edhe me deputeten Haxhiu. Kur ka dy kandidatë ka kuptim votimi i fshehtë”, ka thënë ai.

Related Articles