Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka nisur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke publikuar një videomesazh drejtuar qytetarëve të Kosovës.
Krasniqi rikujtoi se katër vite më parë PDK-ja fitoi besimin për të udhëhequr në më së shumti komuna të vendit, dhe se ky besim iu kthye qytetarëve me punë, projekte dhe rezultate konkrete.
“Edhe këtë herë, zgjedhja është e qartë: për qeverisje të përgjegjshme, projekte konkrete dhe një komunë që ecën vetëm përpara. Më 12 tetor, ekziston mundësia për ta bërë Ma Mirë komunën tuaj: PDK – 191!”, u shpreh Krasniqi.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor, ku PDK synon të ruajë dhe të rrisë numrin e komunave që qeveris, duke prezantuar modelin e saj të qeverisjes #MaMirë.