Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se nuk i ka realizuar premtimet e saja të dhëna para se të vinte në pushtet.
Në “DPT Fidani”, ajo është shprehur se ky ekzekutiv po prenë shirita të projekteve pa i përfunduar punët si duhen.
“Katër vite i kanë pasë krejt, presidencën, qeverinë dhe Kuvendin, asnjë projekt nuk e kanë që munden të dalin para qytetarëve të Republikës së Kosovës. E pashë që ishin kanë në përurimin e një shkolle në Malishevë, e kanë prerë shiritin e në shkollë janë vetëm bankat, dhe nuk ka ulëse. Vetëm të dalin se kinse po bëjnë diçka”.
“Nuk mundesh të presh shiritin e të mos jetë gati edhe as salla e arsimtarëve. E pash një incizim që është prerë shirit dhe në shkollë janë vetëm bankat dhe nuk ka ulëse në Malishevë. Kanë ardhë në pushtet se kanë me i rrit pensionet dhe rrogat dhe asgjë nuk kanë bërë, janë premtime të parealizueshme, deri tani cila autostradë ka përfunduar”, ka thënë Krasniqi.