Krasniqi për Thaçin: Të gjithë kemi çfarë të mësojmë nga ai, por sonte më shumë

Krasniqi për Thaçin: Të gjithë kemi çfarë të mësojmë nga ai, por sonte më shumë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shkruar për intervistën e Hashim Thaçit në “Rubikon”.

Ai ka thënë se të gjithë kemi çfarë të mësojmë nga Hashim Thaçi, por sot më shumë.

Krasniqi tha se Thaçi ishte i mprehtë e i kthjellët, me plot interes për vendin dhe të ardhmen.

Postimi i plotë:

Sonte, Presidenti Hashim Thaçi na foli nga Haga.

Jo si ish-President. As si një burrë që ka kaluar gati pesë vite në qeli. Por si një njeri që ende e mbron me shpirt luftën dhe sakrificën për liri.

I mprehtë. I kthjellët. Plot interes për vendin dhe të ardhmen e tij, si gjithmonë. Reflektues. I thellë. Por mbi të gjitha, i paepur në bindjen e tij për drejtësinë e kauzës që e kemi ndjekur si popull.

Ai nuk ankua. Nuk kërkoi mëshirë. Siç e tha, dhe siç e dijmë, Hashim Thaçi nuk do t’ia ndërronte rrugën jetës, edhe sikur ta dinte çmimin paraprakisht. E këtë nuk e thotë për vete, por për ne, për gjeneratat që duhet të ecin përpara pa harruar sakrificën.

Sa ishte në Hagë i vdiq babai. Nuk ishte aty për t’ia mbyllur sytë. Por sytë e Presidentit Thaçi janë ende të hapur për Kosovën. Dhe për drejtësinë – që bashkë me çlirimtarët e tjerë po e pret me durim e urtësi.

Kjo intervistë, më shumë se rrëfim,  ishte një thirrje: të qëndrojmë, të ecim drejt, e të mos dorëzohemi asnjëherë.

Të gjithë kemi çfarë të mësojmë nga Hashim Thaçi. Sonte, edhe më shumë.

Të presim me padurim në Kosovë, President!

Related Articles