Sot janë bërë tri vite që nga fitimi i zgjedhjeve nga Albin Kurti, e rreth kësaj qeverisjeje ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Përmes një postimi Krasniqi tha se këto tri vite ishin të mjaftueshme që shpresat e qytetarëve t’i kthejnë në zhgënjim.
Ai tha se sipas tij këto tri vite kanë qenë të mbushura me keqqeverisje dhe afera korruptive që kanë përkeqësuar jetën e qytetarëve.
Njëkohësisht u cek edhe rrezikimi i prishjes së raporteve me aleatët tanë ndërkombëtarë, sidomos me SHBA-në.
Ndërkohë ai shtoi se të vetmet çka kjo qeveri i ka sjellë Kosovës janë kolapsi në shëndetësi, stangimi ekonomik, izolimi ndërkombëtar dhe sanksionet për Kosovën.
“Për ta, e rëndësishme është që kulti i liderit të jetojë, qoftë edhe përmes një statuje qesharake prej bronzi – mbi varfërinë e qytetarëve dhe të ardhmen e cenuar të shtetit tone” ka thënë Krasniqi.