Ish-boksieri Luan Krasniqi, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e ish-futbollistit Franz Beckenbauer, ku edhe e ka lavdëruar atë.
“Çfarë lajmi i trisht: Franz Beckenbauer ka vdekur. Ai ishte një nga sportistët më të mëdhenj gjermanë të të gjitha kohërave – por mbi të gjitha ishte një person shumë i mirë, i thjeshtë dhe me zemër të madhe”.
“I shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij!”, shtoi Krasniqi në Facebook.