Krasniqi: Qasja ndaj Listës Serbe e forcon Asociacionin me kompetenca ekzekutive dhe e justifikon ndërkombëtarisht

Krasniqi: Qasja ndaj Listës Serbe e forcon Asociacionin me kompetenca ekzekutive dhe e justifikon ndërkombëtarisht

Njohësi i çështjeve politike, Albert Kransiqi, ka reaguar lidhur me bllokadën e re në Kuvend, duke thënë se qasja ndaj Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, e forcon edhe më shumë kërkesën për Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe e bën këtë të fundi edhe justifikim politik ndërkombëtar.

Krasniqi ka thënë se kjo që po ndodh në Kuvend është shkelje e rendit kushtetues dhe s’ka të bëjë me akt patriotik.

Sipas tij, në Kryesi përfaqësohen grupet më të mëdha parlamentare përmes nënkryetarëve dhe mohimi që Lista Serbe të përfaqësohet është kundërkushtetues.

“Kryesia e Kuvendit është organ administrativ, ku përfaqësohen grupet më të mëdha parlamentare përmes nënkryetarëve. Mohimi në mënyrë kundër kushtetuese i përfaqësimit të subjektit më të madh politik të komunitetit serb nuk është akt patriotik, por shkelje e rendit kushtetues. Një qasje e tillë jo vetëm që dëmton shtetin ligjor, por paradoksalisht e forcon Asociacionin me kompetenca ekzekutive, duke e shndërruar në justifikim politik ndërkombëtar”, ka shkruar Krasniqi.

Related Articles