Krasniqi: Rahovecit i mungon kryetari i duhur, me Canën qyteti ecë përpara

Krasniqi: Rahovecit i mungon kryetari i duhur, me Canën qyteti ecë përpara

Kryetari i PDK-së, Memi Krasniqi, tha se Rahoveci ka gjithçka që i duhet për të qenë një histori suksesi, por sipas tij, “i mungon “vetëm kryetari i duhur”.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se me Edon Canën, kandidatin për kryetar të kësaj komune, Rahoveci do të ecë përpara.

“Rahoveci ka gjithçka që i duhet për të qenë një histori suksesi – tokë pjellore, njerëz punëtorë, traditë, kulturë dhe rini të talentuar. I mungon vetëm kryetari i duhur. Edon Cana është pikërisht ai kryetar. Një njeri me përgatitje, vizion dhe guxim për ta kthyer Rahovecin në qendër të zhvillimit, agroturizmit dhe mirëqenies”.

“Me PDK-në dhe Edonin, Rahoveci do të ecë përpara, me plan, me punë dhe me dinjitet. Sepse ma mirë për Rahovecin është me Edon Canën”, ka shkruar i pari i PDK-së.

Related Articles