Krasniqi reagon për rastin e Belgin Jasharit: Kokën lartë, ti asnjëherë nuk do të jesh vetëm

Krasniqi reagon për rastin e Belgin Jasharit: Kokën lartë, ti asnjëherë nuk do të jesh vetëm

Ministri në detyrë I Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reguar në lidhje me veprimet ndaj futbollistit të ri, Belgin Jashari.

Krasniqi, përmes një postimi në facebook është shprehur se në Kosovë bashkëjetojnë etni të ndryshme të cilat kanë harmoni të plotë në mes vete, andaj racizmi në përgjithsi dhe në veçanti në sport, nuk duhet të tolerohet asesi në vendin tonë.

“Rasti i fundit, me goditjet ndaj Belginit, është padyshim rast i rëndë me baza raciste i cili na bëri të gjithëve të ndihemi të lënduar.

Në Kosovë bashkëjetojnë etni të ndryshme të cilat kanë harmoni të plotë në mes vete, andaj racizmi në përgjithsi dhe në veçanti në sport, nuk duhet të tolerohet asesi në vendin tonë. Ngjajshëm si Zhegrova e Rashica, ashtu edhe Belgini mund të na bëjnë krenarë me goditjet dhe golat e tij andaj goditjet dhe fyrjet ndaj tij dhëmbin shumë dhe na bëjnë të ndihemi jashtëzakonisht keq.

Unë, gjithashtu, vlerësoj solidarizimin e shumicës shqiptare në raport me rastin e Belginit, duke dëshmuar edhe njëherë se në Kosovë racizmi nuk ka vend dhe nuk mund të heshtet.

Belgin, kokën lartë, ti asnjëherë nuk do të jesh vetëm!”, ka shkruar Krasniqi.

Related Articles