Krasniqi: Rritja e pagave konform krizës së madhe, është detyrim institucional

Krasniqi: Rritja e pagave konform krizës së madhe, është detyrim institucional

Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka adresuar kritika të shumta drejtuar qeverisë, duke përmendur kushtet jo të duhura për punë për sektorin privat e publik, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai tha se ky 1 Maj i ka gjetur punëtorët e sektorit privat dhe ata të sektorit publik në një krizë me shumë sfida

“Mos miratimi i Ligjit të Pagave dhe rritja jodinjitoze e pagës minimale për të përballuar shtrenjtimet e mëdha të çmimeve, është tregues i qartë se qeveria aktuale nuk ka vizion zhvillimor për vendin”, ka shkruar Krasnqi.

Tutje ai ka theksuar se “Pandemia dhe rritja e çmimeve të të gjitha produkteve, sot e kanë bërë më të vështirë jetën e familjeve kosovare. Prandaj, miratimi i ligjeve bazike për punëtorët dhe të drejtat e tyre, është minimumi që qeveria e Kosovës duhet të bëjë, ndërsa rritja e pagave konform krizës së madhe, është detyrim institucional”. / Gazeta Enigma.

Related Articles