Krasniqi shpjegon se çka tha për disa ministra të Kurtit në ShBA

Krasniqi shpjegon se çka tha për disa ministra të Kurtit në ShBA

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi tha sa në takimet që ka pasur në ShBA ka shprehur mendimin e tij se nuk është ndjerë mirë që ministrat e qeverisë së Kosovës janë sanksionuar me anulim të vizitave.

Krasniqi tha se anulimi i vizitave të ministrave të qeverisë ka qenë shumë e rëndë për Kosovën.

“Vizitën e kam përgatit pak më herët, pastaj situata me vendimet e qeverisë dhe përkeqësimi i raportoreve me SHBA’të ka ndodh në ndërkohë. Në takimet që i kam pas atje e kam shpreh mendimin tim që nuk jam ndi mirë që ministrat e qeverisë dhe të pushtetit janë sanksionu me anulim të vizitave, kjo me të vërtet ka qenë e rëndë për Kosovën. E kemi pa situata kur kemi pas mospajtime, ju kujtohet koha e tarifës, ne kemi pas një periudhë jo fort të lehte në raport me SHBA’të dhe jo deri në këtë nivel, dhe sanksionime të tilla s’ka pasë”, tha Krasniqi në Pressing.

Related Articles