Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim sot Ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Krasniqi ka thënë se me ambasadorin gjerman kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend.
“Një takim i hapur dhe miqësor, me diskutime për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe rolin e rëndësishëm që Berlini ka luajtur gjithmonë në mbështetje të shtetit tonë”, ka shkruar Krasniqi.
Ai i ka uruar ambasadorit mirëseardhje dhe suksese në misionin e ri.
