Krasniqi takohet me ambasadorin japonez në Kosovë, diskutohet për zhvillimet politike

Krasniqi takohet me ambasadorin japonez në Kosovë, diskutohet për zhvillimet politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, këtë të martë është takuar me të ngarkuarin me punë në Ambasadën Japoneze në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Zhvillimet aktuale politike në vend dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme ishin temë diskutimi e këtij takimi.

 “Sot prita në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën Japoneze në Kosovë, Keisuke Yamanaka, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme”.

“Gjatë këtij takimi shpreha mirënjohjen time për investimet japoneze në Kosovë ndër vite, të cilat kanë ndihmuar zhvillimin në vendin tonë. Partia Demokratike e Kosovës si lidere e opozitës do të vazhdojë të angazhohet në thellimin e raporteve bilaterale me ambasadat e huaja për të shtyrë përpara projekte me rëndësi për qytetarët tanë”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale./Gazeta Enigma/

Related Articles