Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se Lladrovci po përmirëson cilësinë e jetesës për secilin qytetar të Drenasit.
“Përmes përkushtimit dhe qeverisjes së mirë, Ramiz Lladrovci po përmirëson cilësinë e jetesës për secilin qytetar të Drenasit. Puna e tij tashmë është vlerësuar edhe nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare disa herë, për çka, si PDK, jemi krenarë!”, shkruan Krasniqi.