Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mirëpritur në zyret e partisë shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Krasniqi tha se ardhja e ambasadorit Orav në Kosovë, i cili ka një përvojë mbi 30 vjeçare në diplomacinë evropiane, e posaçërisht atë të Ballkanit, “është lajm i mirë për vendin tonë”.
“Bashkë diskutuam dhe ndamë pikëpamjet tona për çështje të interesit të përbashkët, në funksion të avancimin e proceseve integruese të Kosovës. Për shtetin tonë integrimi euro-atlantik mbetet prioritet i pazëvendësueshëm”, shkroi Krasniqi në një postim në Facebook.
“Ambasadorit Orav ia konfirmova përkushtimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për të kontribuar në thellimin e raporteve tona diplomatike dhe politike, të cilat garantojnë rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt BE-së”, shtoi tutje Tahiri. /Gazeta Enigma