Krasniqi takohet me Serwerin, flasin për veriun dhe për nevojën e forcimit të raporteve Kosovë-SHBA

Krasniqi takohet me Serwerin, flasin për veriun dhe për nevojën e forcimit të raporteve Kosovë-SHBA

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka takuar në Uashington profesorin Daniel Serwer, njohës i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor.

Krasniqi ka njoftuar se me Serwer kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë që lidhen me veriun. Ata janë pajtuar që Kosova të vazhdojë t’i forcojë raportet me SHBA-në dhe partnerët tjerë.

“Si një personalitet që ndjek akoma me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe i njeh mirë çështjet e sigurisë, bashkë folëm për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit dhe nevojën për veprime të përgjegjshme politike. Ishte dakordim i përbashkët që, në mesin e agresionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës, Kosova duhet të vazhdojë të forcojë raportet me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë”, ka shkruar Krasniqi.

“Profesorin Serwer e falënderova për pritjen, këshillat dhe angazhimin shumëvjeçar për të ndihmuar procese të ndryshme në Kosovë”, ka shkruar ai.

Related Articles