Krasniqi takohet me udhëheqësit e MCC-së

Krasniqi takohet me udhëheqësit e MCC-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është duke qëndruar për vizitë në Washington DC, ku sot është takuar me udhëheqësit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për të diskutuar mbarëvajtjen e programeve investive të kësaj organizate në Kosovë.

Krasniqi i ka shprehur falenderimet për investimet e deritashme nga programi Threshold, veçanërisht ato që ishin të fokusuara në efiçencë.

Tutje Krasniqi u shpreh se është për keqardhje që Kosova e ka mbyllur derën për investimet shumë të nevojshme përmes MCC në infrastrukturën e gazit dhe në prodhim të rrymës përmes gazit.

“Kosova ka nevojë për strategji afatgjate për sektorin e energjisë dhe çdo vonesë në hartimin dhe zbatimin e saj shkakton vonesa në adresimin e krizës energjetike dhe në sigurinë e furnizimit – faturën e rritur të së cilës do ta paguajnë qytetarët” shkruan Krasniqi.

Njoftimi i plotë:

Sot, në Washington DC, u takova edhe me udhëheqësit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për të diskutuar mbarëvajtjen e programeve investive të kësaj organizate në Kosovë.

Shpreha falënderimin e thellë për investimet e deritashme nga programi Threshold, veçanërisht ato që ishin të fokusuara në efiçencë. Edhe lagjja ime e fëmijërisë Ulpiana sot ka marrë një pamje të re falë MCC-së.

PDK do të përkrah plotësisht proceset e programit të ardhshëm Compact, por është për keqardhje që Kosova ka mbyllur derën për investimet shumë të nevojshme përmes MCC në infrastrukturën e gazit dhe në prodhim të rrymës përmes gazit.

Kosova ka nevojë për strategji afatgjate për sektorin e energjisë dhe çdo vonesë në hartimin dhe zbatimin e saj shkakton vonesa në adresimin e krizës energjetike dhe në sigurinë e furnizimit – faturën e rritur të së cilës do ta paguajnë qytetarët.

Related Articles