Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do mbajë takim me zyrtarin e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brendan Hanrahan, i cili tash e dy ditë po qëndron në Kosovë.
Takimin mes tyre e konfirmoi sot hapur, sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se ky takim është pjesë e dialogut të vazhdueshëm me partnerët strategjikë të Kosovës.