Krasniqi takon Rohden, flasin për tejkalimin bllokadës

Krasniqi takon Rohden, flasin për tejkalimin bllokadës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Krasniqi ka njoftuar se kanë folur për zhvillimet më të fundit politike, qëndrimet e PDK-së dhe rrugën e domosdoshme përpara për tejkalimin e bllokadës politike.

“Diskutuam për zhvillimet më të fundit politike, qëndrimet e PDK-së dhe rrugën e domosdoshme përpara për tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese”.

“E falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për zërin e tij të qartë në mbrojtje të demokracisë dhe funksionalitetit institucional”, thuhet në njoftimin e Krasniqit.

Related Articles